Bota

Vizita 4-ditore në Irlandën e Veriut/ Biden mban fjalimin nga Universiteti Ulster: E ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës

Biden u bën homazh irlandezëve që krijuan mundësi përtej Atlantikut duke mbjellë ferma dhe duke krijuar komunitete, por duke mos harruar kurrë lidhjet e tyre me këtë ishull.

12 Prill 2023, 16:03 Nga a.l
Vizita 4-ditore në Irlandën e Veriut/ Biden mban fjalimin nga
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Universitetin Ulster në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut, në kuadër të 25 vjetorit të Marrvëshjes të së Premtes së Mirë. 

Historia juaj është historia jonë dhe më e rëndësishmja, e ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës. E vërteta e thjeshtë është se paqja dhe mundësitë ekonomike shkojnë së bashku", tha ai. 

Biden u bën homazh irlandezëve që krijuan mundësi përtej Atlantikut duke mbjellë ferma dhe duke krijuar komunitete, por duke mos harruar kurrë lidhjet e tyre me këtë ishull, shkruan BBC. 

 "Burrat e lindur në Ulster ishin midis atyre që nënshkruan deklaratën e pavarësisë, duke premtuar jetën, pasurinë dhe nderin e tyre të shenjtë për kauzën e lirisë. Njeriu që shtypi dokumentin revolucionar ishte John Dunlop - nga County Tyrone. Të tjerë të panumërt krijuan jetë të reja. Nuk e harruan kurrë lidhjen me këtë ishull”, shtoi ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma. 

joe biden

Sondazh

Poll