Bota

Plagosja e serbit në Veri/ Qytetarët dalin në protestë, kërkohet largimin e policisë, pankartat: Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët

Mënyra se si policia e ka trajtuar këtë rast është kritikuar nga Ambasadori i SHBA’se Jeff Hovenier, ndërsa Inspektorati ka njoftuar për arrestimin e policëve. 

12 Prill 2023, 15:27 Nga a.l

 

Plagosja e serbit në Veri/ Qytetarët dalin në protestë,
protestë në Serbi

 

SERBI- Disa qytetarë serbë kanë filluar të protestojnë afër urës së Bistricës pas plagosjes së serbit, M.J. Protestuesit aktualisht po lëvizin në këmbë drejt urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar. Ata po kërkojnë largimin e Policisë nga Veriu, raporton portali serb “Kossev”. 

Në pankartat që po mbajnë serbët shkruan “Largohuni nga këtu”, “nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”. Ndërsa mëngjesin e sotëm në afërsi të urës është shfaqur tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”.

Lidhur me plagosjen e M.J. dje janë arrestuar katër zyrtarë policorë. Tre prej tyre nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar tjetër policor po ashtu për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast. Mënyra se si policia e ka trajtuar këtë rast është kritikuar nga Ambasadori i SHBA’se Jeff Hovenier, ndërsa Inspektorati ka njoftuar për arrestimin e policëve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll