Bota

"Jemi, këtu, jemi këtu'/ Burri i afrohet Macron pasi del nga limuzina, SHIHNI momentin kur truprojat e tij e shtrijnë me forcë në tokë (VIDEO)

Qiramarrësi në Elysee dukej se ruante gjakftohtësinë e tij, ndërsa njerëzit e sigurisë e çuan atë brenda ndërtesës së universitetit të Amsterdamit. 

12 Prill 2023, 15:36 Nga a.l
"Jemi, këtu, jemi këtu'/ Burri i afrohet Macron pasi del nga
Truproja e Macronit shtrin në tokë të panjohurin

FRANCË- Një burrë u largua me forcë nga anëtarët e gardës personale të presidentit francez, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në Universitetin e Amsterdamit. Disa sekonda pasi kishte dalë nga limuzina presidenciale, një burrë i paidentifikuar tentoi t'i afrohej duke i bërtitur: "Jemi këtu, jemi këtu!"

Qiramarrësi në Elysee dukej se ruante gjakftohtësinë e tij, ndërsa njerëzit e sigurisë e çuan atë brenda ndërtesës së universitetit të Amsterdamit. 

Megjithatë, gazeta “Le Figaro” raporton se autoritetet kanë arrestuar dhe po marrin në pyetje dy persona. Përveç burrit që u imobilizua sot nga gardianët e Macron dhe shfaqej në video, ata prangosën edhe një grua. Mirëpo që nga dje vizita dyditore e presidentit francez në Holandë ka nisur me tensione dhe incidente, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjatë fjalimit të Macron-it në Hagë, presidentit francez iu desh të ndalonte për pak fjalimin e tij kur të rinjtë në filluan të brohorisnin slogane kundër reformës franceze të pensioneve dhe të shpalosnin pankarta, të cilat ishin shkruar në Anglisht:“Mendoj se kemi humbur diçka: Ku është demokracia franceze?”, “E keni anashkaluar sërish Parlamentin”, “Nuk po respektohet marrëveshja për klimën”.

emmanuel macron

Sondazh

Poll