Bota

Ndalimi i grave për të punuar për OKB, talebanët: Është çështje e brendshme

OKB-ja ka deklaruar se nuk mund ta pranojnë vendimin e talebanëve dhe u ka kërkuar të gjithë punonjësve të saj që të mos punojnë në zyrat e organizatës deri më 5 maj, teksa organizata po kryen konsultime dhe rishikon operacionet e saj.

12 Prill 2023, 13:57 Nga f.i
Ndalimi i grave për të punuar për OKB, talebanët:
Gratë talebane

AFGANISTAN- Autoritetet talebane kanë deklaruar se ndalimi i grave afgane që punojnë për Kombet e Bashkuara 'është një çështje e brendshme'. Mediat e huaja shkruajnë se talebanët kërkojnë që vendimi të respektohet nga të gjitha palët.

OKB-ja ka deklaruar se nuk mund ta pranojnë vendimin e talebanëve dhe u ka kërkuar të gjithë punonjësve të saj që të mos punojnë në zyrat e organizatës deri më 5 maj, teksa organizata po kryen konsultime dhe rishikon operacionet e saj. Gjithashtu organizmi botëror tha se nuk mund të pajtohet me ndalimin pasi ai ishte "i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së.

Një javë më përpara talebanët lëshuan një urdhër për të ndaluar gratë afgane të stafit të Kombeve të Bashkuara të punojnë në të gjithë Afganistanin. Misioni i OKB-së në Afganistan tha se administrata talibane do të jetë përgjegjëse për çdo ndikim negativ humanitar në këtë proces.

talebanet qeveria talebane okb

Sondazh

Poll