Bota

Tragjedi në brigjet e Tunizisë, mbyten 10 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane, mes tyre 2 fëmijë

Mes 10 trupave të nxjerrë nga deti nga roja bregdetare, dy ishin fëmijë. 

12 Prill 2023, 14:56 Nga a.l
Tragjedi në brigjet e Tunizisë, mbyten 10 emigrantë nga Afrika
Foto ilustruese

Tragjedi në brigjet e Tunizisë. Të paktën 10 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane janë mbytur, pasi varka me të cilën ata po lundronin është fundosur. Mediat e huaja raportojnë, se lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare tuniziane. Mes 10 trupave të nxjerrë nga deti nga roja bregdetare, dy ishin fëmijë. 

Siç raportojnë mediat e huaja, 76 persona u shpëtuan gjithashtu nga dy varkat që u mbytën dje në brigjet e Sfax-it, mes të cilëve 72 shtetas të vendeve të Afrikës subsahariane dhe 4 tunizianë. 

emigrante ne itali

Sondazh

Poll