Bota

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për emigrantët, reagon BE: Komisioni Evropian do të shqyrtojë me detaje masat e parashikuara

Zëdhënësja e ekzekutivit të BE-së se Komisioni Evropain do të shqyrtojë me kujdes rregullat e parashikuara. 

12 Prill 2023, 14:33 Nga a.l

 

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për emigrantët, reagon
Emigrantët

 

ITALI- Një ditë më parë Italia mori vendimin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve. Zëdhënësja e ekzekutivit të BE-së se Komisioni Evropian do të shqyrtojë me kujdes rregullat e parashikuara, shkruajnë mediat italiane. 

"Komisioni Europian ka kontakte të ngushta me autoritetet italiane për të parë se çfarë nënkupton gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur nga qeveria në lidhje me flukset migratore. Me sa dimë është shkaktuar nga situata veçanërisht e vështirë migratore me të cilën po përballet Italia vazhdon ai do të duhet të shohim saktësisht detajet e masave , përpara se të mund të komentojmë" më në detaje mbi vendimet e marra", tha zëdhënësja. 

Komisioni është në kontakt me autoritetet italiane për të vëzhguar situatën e emigrantëve. 

emigrantet ne itali

Sondazh

Poll