Bota

Arrestimi i gazetarit amerikan/ Zyrtari rus: Nuk do të lejojmë që SHBA të ushtrojë presion mbi Rusinë

Zëdhënësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov deklaroi se Rusia nuk do të bierë pre e presionit të SHBA-së për të liruar gazetarin amerikan të gazetës 'Wall Street Journal' Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunazh.

12 Prill 2023, 14:48 Nga a.l
Arrestimi i gazetarit amerikan/ Zyrtari rus: Nuk do të lejojmë që
Evan Gershkovich

RUSI- Zëdhënësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov deklaroi se Rusia nuk do të bierë pre e presionit të SHBA-së për të liruar gazetarin amerikan të gazetës 'Wall Street Journal' Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunazh, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne po veprojmë në përputhje me ligjet tona, duke marrë parasysh sigurisht konventat konsullore. Ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë", tha Ryabkov. 

Avokatët e gazetës Wall Street Journal e kanë vizituar gazetarin, dhe gazeta ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Rusia të lirojë Gershkovich dhe i kanë hedhur poshtë si qesharake pretendimet për spiunazh. 

evan gershkovich

Sondazh

Poll