Sport

VIDEO / Sprintieri xhamajkan bën gjestin epik ndaj kundërshtarit në finishin e stafetës!

Ekipi i Xhamajkës përfundoi i pari me 39.68 sekonda, i ndjekur nga Bahamas me 39.78 sekonda dhe i treti ishin sprinterët nga Trinidadi me 40.83 sekonda.

11 Prill 2023, 18:52 Nga DOSJA
VIDEO / Sprintieri xhamajkan bën gjestin epik ndaj kundërshtarit

XHAMAJKA - Sprinteri xhamajkan Deandre Daly shënoi një kthesë mbresëlënëse në garën e fundit të stafetave 100 metra në Lojërat e 50-ta CARIFTA për t'i dhënë epërsinë ekipit të tij. 

Vrapuesi i ri, teksa në gara marrin pjesë ekipet kombëtare me sportistë nën moshën 20 vjeç, mori stafetën e fundit dhe nisi disa metra pas vrapuesit të parë nga Bahamas.

Megjithatë, pavarësisht disavantazhit, Daly jo vetëm që arriti të kalojë rivalin e tij, por edhe përfundoi i pastër para tij. Por,ajo që shkaktoi diskutime ishte lëvizja që i riu xhamajkan i bëri kundërshtarit të tij teksa pak para fundit ktheu fytyrën dhe qeshi.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">4x100 under 20 boys.. Carifta Games 50th - 2023 ???????????????????? <a href="https://t.co/DQElYfwt6Q">pic.twitter.com/DQElYfwt6Q</a></p>&mdash; Foreveryoung???????????????? (@ForeveryoungFi1) <a href="https://twitter.com/ForeveryoungFi1/status/1645266648645902336?ref_src=twsrc%5Etfw">April 10, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Për aspektin sportiv, ekipi i Xhamajkës përfundoi i pari me 39.68 sekonda, i ndjekur nga Bahamas me 39.78 sekonda dhe i treti ishin sprinterët nga Trinidadi me 40.83 sekonda.

B.T (Dosja.al

Sondazh

Poll