Sport

Federata Shqiptare e Futbollit e ‘internon’ skuadrën e Kastriotit në Elbasan …

FSHF njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar

11 Prill 2023, 15:27 Nga DOSJA

Federata Shqiptare e Futbollit e ‘internon’ skuadrën e

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi nga zyra e saj e shtypit, dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin public, se ndeshja  Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e 19 prillit në stadiumin ‘Elbasan Arena’, duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më pare, në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.

Federata Shqiptare e Futbollit e ‘internon’ skuadrën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll