Sport

VIDEO/ Gary Neville në ekstazë! Vajza e tij mbulon fytyrën nga turpi, teksa legjenda e Man.United feston 'egërsisht' në shtëpi...

Legjenda e Manchester United, Gary Neville e turpëroi vajzën e tij, ndërsa festonte fitoren e pabesueshme të rikthimit 3-2 të Salford City ndaj AFC Wimbledon të hënën

11 Prill 2023, 17:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Gary Neville në ekstazë! Vajza e tij mbulon fytyrën nga

ANGLI - Neville është një bashkëpronar i Salford, së bashku me disa ish-shokë të skuadrës së ‘Djajve të Kuq’, duke përfshirë edhe David Beckham. Ai e shikoi ndeshjen nga shtëpia, teksa skuadra e Neil Wood organizoi një rikthim të paharrueshëm në 2-1 për të mposhtur Wimbledon në stadiumin Cherry Red Records në EFL League Two.

Megjithatë, një dopiedë në harkun e një minuti, nga ish-sulmuesi i Blackburn Rovers, Callum Hendry, në 90’+5 dhe 90’+6, siguroi tre pikët për mysafirët. Neville kaloi në histeri pas fitores, pasi Salfordin hyri në zonën e play-off-it.

Ish-kapiteni i Manchester United postoi reagimin e tij për fituesin e Salfordit kundër Wimbledonit.  Eksperti bërtiste përpara televizorit, ndërsa vajza e tij mbulonte fytyrën e saj në siklet. Ai bërtiti: "Ti bukuroshe, o Zot!"

Fansat në Twitter reaguan ndaj festimeve gazmore të Neville. Njëri ka postuar në Twitter: "Çfarë rikthimi." Një tjetër u përgjigj: "G Nev e di." Një i tretë, bëri një shaka të shkëlqyer: "Kur mamaja jote të lë të pish McDonald's për çaj."

Ishte një fitore jetike për Salfordin, pasi ata kërkojnë të ngjiten në Ligën Një, përmes play-off-it. Ata janë në vendin e shtatë, me vetëm pesë ndeshje të mbetura. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll