Sport

Lewandowski dëshiron të luajë me Messin në Camp Nou: “Ai i përket Barcelonës! Ne e dimë se vendi i tij është këtu"...

Robert Lewandowski, sulmuesi 34-vjeçar polak i FC Barcelona, është duke pritur për Lionel Messin, 35-vjeçarin argjentinas nga PSG, në Camp Nou.

11 Prill 2023, 18:25 Nga DOSJA

Lewandowski dëshiron të luajë me Messin në Camp Nou:

SPANJE - I transferuar verën e kaluar nga Bayern Munich te FC Barcelona në këmbim të 45 milionë eurove, Robert Lewandowski shpreson që Lionel Messi të kthehet në ‘Camp Nou’ për të luajtur përkrah yllit argjentinas. Polaku nuk e ka pasur ende këtë mundësi, pasi Lionel Messi u largua nga FC Barcelona në verën e vitit 2021.

“Messi i përket Barcelonës dhe nëse ai kthehet do të jetë diçka e pabesueshme. Ne e dimë se vendi i tij është këtu në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj se mund të luajmë së bashku sezonin e ardhshëm.

E dimë që Barcelona nuk e ka fituar La Ligën vitet e fundit dhe jemi në rrugën e duhur.  Nëse fitojmë titullin, shumë lojtarë do të kenë besim të lartë. Të gjithë po punojmë për të përparuar. Jemi të fokusuar në La Liga dhe kemi pikë për të fituar, por nuk mendojmë për diferencën me Real Madridin. Duhet të shënojmë gola dhe t'i bëjmë tifozët të lumtur. Unë dhe shokët e mi po punojmë shumë për të fituar titullin”,- ka thenë Robert Lewandowski, sipas Mundo Deportivo.

Dhe tifozët duan të kthehet Lionel Messi

Kohët e fundit është diskutuar intensivisht për largimin e Lionel Messit nga PSG dhe rikthimin e tij në FC Barcelona. Dhe tifozët katalanas kërkuan Lionel Messin të kthehej në Camp Nou pikërisht gjatë ndeshjes me Real Madridin, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Nga minuta e 10-të e ndeshjes, katalanasit thirrën në kor emrin e Lionel Messit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll