Sport

VIDEO/ Ancelotti para duelit me Chelsean: “E respektojmë rivalin, por duam ta mbrojmë trofeun e Champions League”...

Ndeshja mes Realit dhe Chelseas do të luhet të mërkurën, në orën 21:00, në “Bernabeu”, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar për më 18 prill në Londër.

11 Prill 2023, 15:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Ancelotti para duelit me Chelsean: “E respektojmë rivalin, por

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë sot se klubi madrilen dëshiron ta eliminojë Chelsean në çerekfinalet e Champions League, sipas mediave spanjolle.

Reali e mundi Liverpoolin me rezultat 1-0 në finalen e Champions League sezonin e kaluar. Reali do të presë nesër në “Bernabeu” Chelsean në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të kompeticionit më të mirë evropian për klube. 

Këto dy klube kanë luajtur edhe në çerekfinale të Champions League sezonin e kaluar. Real Madridi fitoi 3-1 në ndeshjen e parë në Londër, kurse Chelsea fitoi me të njëjtin rezultat edhe ndeshjen e dytë. Pas kësaj u luajt koha shtesë dhe Reali arriti deri në gjysmëfinale, pasi fitoi 3-2 ndaj Chelseas.

"Ne e merituam të festonim vitin e kaluar. Kishim më shumë energji në fund të ndeshjes. Ne e merituam të fitojmë Champions League dhe do të përpiqemi ta meritojmë edhe këtë vit",- ka thënë Anecelotti në një konferencë për shtyp në Madrid.

Eksperti italian theksoi se Reali e respekton Chelsean. "Sezonin e kaluar ne patëm momente shumë të këqija në Madrid dhe është e qartë se duhet ta respektojmë Chelsean. Është e vërtetë që ky klub nuk po kalon një moment të mirë, por ka një ekip shumë të mirë. Ndonjëherë kur shkon keq, ju merrni më të mirën prej saj”,- theksoi Ancelotti.

Ndeshja mes Realit dhe Chelseas do të luhet nesër, në orën 21:00 në “Bernabeu”, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar për më 18 prill në Londër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll