Sport

Goditje e rëndë për Napolin para takimit me Milanin: sulmuesi Osimhen, jashtë fushës në “San Siro” për shkak të dëmtimit…

“Shpresojmë që të jetë gati për ndeshjen e kthimit të martën e ardhshme, e cila do të luhet në stadiumin tonë”, është shprehur presidenti De Laurentiis

11 Prill 2023, 16:15 Nga DOSJA

Goditje e rëndë për Napolin para takimit me Milanin: sulmuesi

ITALI - Futbollisti më i mirë i Napolit, Victor Osimhen, do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Milanit për shkak të një lëndimi, ka njoftuar presidenti i klubit nga Napoli, Aurelio de Laurentiis, transmeton Republika.

Osimhen disa javë më parë ka dëmtuar një muskul teksa luante për kombëtaren nigeriane, ndërkohë që në Serie A ka munguar në ndeshjet kundër Milanit dhe Leçes.

“Viktori nuk do të mund të luajë. Shpresojmë që të jetë gati për ndeshjen e kthimit të martën e ardhshme, e cila do të luhet në stadiumin tonë”, tha De Laurentiis.

Goditje e rëndë për Napolin para takimit me Milanin: sulmuesi

Osimhen (24) ka luajtur 29 ndeshje për Napolin në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 25 gola. Ndeshja mes Milanit dhe Napolit do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin “San Siro”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll