Sport

Skena të shëmtuara… Argjentinasi Paredes ‘sherr’ me trajnerin Allegri para tifozëve

Mediat italiane raportojnë se Juventusi nuk synon ta blejë kontratën e futbollistit argjentinas nga PSG-ja në fund të sezonit

11 Prill 2023, 15:41 Nga DOSJA
Skena të shëmtuara… Argjentinasi Paredes ‘sherr’ me

ITALI - Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka debatuar me futbollistin argjentinas Leandro Paredes në stërvitjen e djeshme të klubit torinez, raportojnë mediat italiane.

Sipas këtyre deklaratave, seanca stërvitore e Juventusit është ndjekur nga rreth 300 tifozë dhe Allegri dhe Paredes kanë pasur një debat të ashpër, i cili ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes bardhezi.

“Gazeta dello Sport” thekson se Paredes është i zemëruar me Allegrin për shkak të minutave të pakta që po luan në klubin italian, gjë për të cilën ishte i inatosur dhe që çoi në incident. 

Argjentinasi erdhi te Juventus vitin e kaluar nga Paris Saint-Germain në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe në fanelën e “Zonjës së vjetër” ka luajtur vetëm 1086 minuta.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi nuk synon ta blejë kontratën e futbollistit argjentinas nga PSG-ja në fund të sezonit, pasi klubi torinez nuk arriti të kualifikohej në fazën eliminatore të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll