Sport

Edhe katër ndeshje i duhen Ter Stegen për të mposhtur rekordin e Zubizaretës...

Ndeshja e xhiros së 28-të ndaj Gironas ishte e 21-ta në sezonin aktual, në të cilën lojtarët e trajnerit Ćavi Hernandez nuk pësuan gol

11 Prill 2023, 15:17 Nga DOSJA

Edhe katër ndeshje i duhen Ter Stegen për të mposhtur rekordin e

SPANJE - Me një barazim pa gola ndaj Gironas të hënën, lojtarët e Barcelonës e rritën avantazhin e tyre ndaj Real Madridit në 13 pikë, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshjet e fundit të La Ligas, por gjithashtu iu afruan edhe më shumë thyerjes së rekordit të klubit për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol.

Përkatësisht, ndeshja e xhiros së 28-të ishte e 21-ta në sezonin aktual, në të cilën lojtarët e trajnerit Ćavi Hernandez nuk pësuan gol, çka do të thotë se portieri Mark Andre ter Stegen, aktualisht është i treti në historinë e klubit ‘blaugrana’ sipas atij parametri. 

Portieri gjerman i katalanasve duhet të ruajë portën e tij edhe për të paktën tri ndeshje të tjera, në mënyrë që të barazojë rekordin e legjendarit Antonio Zubizareta në sezonin 1986/87, ose dy të Claudio Bravos, tetë sezoneve më parë.

Edhe katër ndeshje i duhen Ter Stegen për të mposhtur rekordin e

Ter Stegen do të ketë mundësinë t'u afrohet edhe më shumë këtyre rekordeve të dielën e 16 prillit, kur lideri aktual në tabelën e La Ligës do të vizitojë Getafen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll