Sport

Champions League nis me dy çerekfinalet e para, 'show' i garantuar: ‘Derbi’ i madh në Mançester, ndërsa Benfica pret Interin…

Nderin e hapjes së raundit çerekfinal të edicionit të sivjetëm të Champions League i takon lojtarëve të Manchester Cityt dhe Bayernit, si dhe Benficas dhe Interit.

11 Prill 2023, 12:43 Nga DOSJA

Champions League nis me dy çerekfinalet e para, 'show' i

ANGLI - Dy duelet mes kampionëve të Anglisë dhe Gjermanisë, ndoshta përfaqësojnë, siç thuhet shpesh, “finalen para finales”, pasi para fillimit të sezonit, të dyja skuadrat konsideroheshin si favoritë të mëdhenj për ta fituar këtë kompeticion.

Shikuar rreptësisht nga prizmi i formës aktuale, skuadra e Mançesterit mund të marrë rolin e favoritit, sepse është në një seri prej tetë triumfesh radhazi në të gjitha garat, ndaj gjashtë "më të dobëve" bavarezë.

Megjithatë, në një kompeticion të tillë si Champions League dhe veçanërisht në një fazë ku janë tetë skuadra më të mira në Evropë, parametra të tillë statistikorë nuk duhet të jenë gjithmonë relevant.

Champions League nis me dy çerekfinalet e para, 'show' i

“Bayerni ka një ekip të madh, nuk ka nevojë të theksohet, por në përgjithësi ata janë një klub që ka një filozofi fituese. E di shumë mirë, kam qenë atje për një kohë të gjatë. Ata vijnë në Mançester për të fituar, për të mos u mbrojtur dhe siguruar një rezultat sa më të favorshëm për ndeshjen e kthimit në Mynih. Prandaj duhet të jemi sa më të kujdesshëm, por unë besoj te lojtarët e mi si gjithmonë”,- thotë trajneri i vendasve, Pep Guardiola. 

Champions League nis me dy çerekfinalet e para, 'show' i

Edhe trajneri bavarez, Thomas Tuchel, respekton rivalin e mbrëmjes së sotme dhe konfirmon fjalët e ekspertit spanjol se skuadra e tij nuk do të mbrohet. "Ne e respektojmë Manchester Cityn dhe Pep Guardiolën si trajner. Ata janë një ekip fenomenal, por ne besojmë në veten tonë dhe do të fitojmë. Po, nuk do të jetë e lehtë, por kur të luani në Champions League, nuk duhet të mendosh në mënyrë ofenduese, vepro kështu dhe luaj. Nuk ka taktikë, duhet të fitosh”.

Në çerekfinalet e para të Champions League, sonte, në orën 21:00, do të luajnë:

Manchester City - Bayern Munich 
Benfica - Inter 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll