VIDEO/ Shpërthen vullkani në Rusi, rrjedha e hirit mbulon fshatrat, kërcënohet trafiku ajror ndërkombëtar
vullkani Shiveluch RUSI- Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë ka shpërthyer. The guardian raporton se shpëthimi i vullk...
Haliti thotë se Vuçiç po përpiqet ta paraqes veten para opinionit të brendshëm që është nën presion.
KOSOVË- Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ku tha se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes së dakorduar në Ohër. Haliti në një prononcim për Blic thotë se palët do të kenë presion për t’i zbatuar të gjitha pikat.
“Palët janë dakorduar për marrëveshje dhe kush nuk e zbaton marrëveshjen sipas asaj që është diskutuar në Ohër, do të ketë presion që ta zbatojë. Ndërsa, cilët nga pikat i sheh problematike për t’i zbatuar, unë nuk jam zonja Meri që ta di se çfarë ata mendojnë”, thotë Haliti.
Haliti thotë se Vuçiç po përpiqet ta paraqes veten para opinionit të brendshëm që është nën presion.
“Presidenti Vuçiç do të përpiqet të eskivojë duke e paraqit veten para opinionit të vet të brendshëm që është nën presion duke thënë se nuk pata çare pa e miratu, sepse kostoja për Serbinë është shumë e lartë”, thotë Haliti.
Haliti theksoi se asnjëra palë nuk mund t’i ikë kësaj marrëveshjeje.
“Ata janë zotuar për marrëveshje në prezencë të BE-së dhe SHBA-ve, asnjëra palë nuk mund t’i ikë kësaj çështjeje. Nëse Vuçiç e llogarit veten të fuqishëm për të filluar një luftë të re në Ballkan, atëherë do ta shohim se kush do të jetë fitimtari”, tha Haliti.
vullkani Shiveluch RUSI- Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë ka shpërthyer. The guardian raporton se shpëthimi i vullk...
Lista Serbe KOSOVË- Lista Serbe ka komentuar plagosjen e Milan Jovanoviç mbrëmjen e kaluar në veri të Kosovës. Me anë ...
Alberto Zangrillo dhe Silvio Berlusconi ITALI- Mjeku personal i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Alberto Zangrillo ka reaguar së fundmi mbi gjendj...
Protesta ne Hag BRUKSEL- Sërish pritet të protestohet në mbështetje ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe atyre të ...
Hage HAGË- Dëshmitarja e parë e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara ka dhënë dëshminë e saj për shum&eu...
Normat e interesit në ekonomitë e mëdha pritet të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit, për shkak të p...
Hage HAGË- Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj ish...
Elon Musk SHBA- Një postim nga një përdorues i Twitter ka bërë të tërheqë vëmendjen e gjithë rrjetit dhe ...
Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka shprehur mbështetjen e tij kundër grave që nuk mbulohen në...
Deshmitarja HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është paraqitur dëshmitarja e parë pë...