Bota

"Kjo është dhoma e tij?"/ Krevati ku pretendohet se fle Elon Musk, bën xhiron e rrjetit, përgjigja e tij nuk duhet humbur

Përdoruesi ka publikuar një dhomë të thjeshtë gjumi me një dyshek në tokë dhe disa rroba të shpërndara, duke pretenduar se kjo është dhoma e Musk.

11 Prill 2023, 11:50 Nga f.i
"Kjo është dhoma e tij?"/ Krevati ku pretendohet se fle Elon
Elon Musk

SHBA- Një postim nga një përdorues i Twitter ka bërë të tërheqë vëmendjen e gjithë rrjetit dhe po ashtu të vetë Elon Musk. Përdoruesi ka publikuar një dhomë të thjeshtë gjumi me një dyshek në tokë dhe disa rroba të shpërndara, duke pretenduar se kjo është dhoma e Musk.

Profili me emrin "Gaut” krahas pamjes së dhomës shkroi në Twitter: “Elon Musk vlen 188 miliardë dollarë. Një nga njerëzit më të pasur në botë. Kjo është dhoma e tij. Kjo dëshmon se gjithçka që i nevojitet në jetë për të qenë i lumtur është një dyshek dhe 188 miliardë dollarë. Më ndiqni për më shumë këshilla." 

Ky postim i veçantë tërhoqi interesin e vetë pronarit të Twitter, Elon Musk, i cili shkroi në një koment: “Nuk është krejtësisht e gabuar. Kam fjetur në divanin e një miku javën e kaluar”.

 

elon musk

Sondazh

Poll