Bota

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Rusi, rrjedha e hirit mbulon fshatrat, kërcënohet trafiku ajror ndërkombëtar

Ndërkohë rrjedhat e llavës shkrinë borën dhe shkaktuan një paralajmërim për rrjedhjet e baltës përgjatë një autostrade aty pranë, ndërsa fshatrat u mbuluan me hi deri në 8.5 cm, më e thella në 60 vjet.

11 Prill 2023, 13:44 Nga f.i
VIDEO/ Shpërthen vullkani në Rusi, rrjedha e hirit mbulon fshatrat,
vullkani Shiveluch

RUSI- Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë ka shpërthyer. The guardian raporton se shpëthimi i vullkanit ‘Shiveluch’ në lindje të gadishullit rus, Kamtshatka kërcënon trafikun ajror ndërkombëtar.

Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamçatkës (KVERT) lëshoi ​​një njoftim emergjent për aviacionin, duke thënë se aktiviteti i vazhdueshëm mund të prekë avionët ndërkombëtarë dhe dhe ata që fluturojnë ulët.

Ndërkohë rrjedhat e llavës shkrinë borën dhe shkaktuan një paralajmërim për rrjedhjet e baltës përgjatë një autostrade aty pranë, ndërsa fshatrat u mbuluan me hi deri në 8.5 cm, më e thella në 60 vjet.

“Hiri arriti 20 km lartësi, reja e hirit u zhvendos drejt perëndimit dhe pati një rënie shumë të fortë të hirit në fshatrat e afërta,” -tha Danila Chebrov, drejtoresha e degës së Kamçatkës së Studimit Gjeofizik.

shperthen vullkani ne rusi rusi vullkan

Sondazh

Poll