Bota

Berlusconi nuk mund të ecë? Reagon mjeku personal: Mjaft me lajme të rreme

Zangrillo ka hedhur poshtë lajmet ku tregojnë përmirësimin e ish-kryeministrit, duke treguar se Berlusconi nuk mund të ngrihet dhe të ecë.

11 Prill 2023, 12:58 Nga f.i
Berlusconi nuk mund të ecë? Reagon mjeku personal: Mjaft me lajme
Alberto Zangrillo dhe Silvio Berlusconi

ITALI- Mjeku personal i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Alberto Zangrillo ka reaguar së fundmi mbi gjendjen shëndetësore të tij. Zangrillo ka hedhur poshtë lajmet ku tregojnë përmirësimin e ish-kryeministrit, duke treguar se Berlusconi nuk mund të ngrihet dhe të ecë, shkruajnë mediat vendase.

Në lajmet e qarkulluara thuhet se ish-kryeministri është ngritur nga shtrati, është ulur në një kolltuk dhe ka bërë ushtrime të frymëmarrjes. 

“Gjithçka ka një kufi. Unë e mohoj absolutisht që burimet spitalore e dhanë lajmin. Duhet të kemi shumë respekt, jo vetëm për pacientin, por edhe për punën tonë. Presidenti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë ose të ecë, mjaft lajme të rreme.”-tha Zangrillo.

Silevo Berlusconi po qëndron në spitalin San Raffaele të Milanos, ku u shtrua një javë më parë. Ish-kryeministri vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.

silvio berlusconi

Sondazh

Poll