Bota

Seancat me dëshmitarë të Prokurorisë, mbrojtja e Rexhep Selimit kundërshton provat e sjella nga dëshmitarët

Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve.

11 Prill 2023, 12:17 Nga I.A
Seancat me dëshmitarë të Prokurorisë, mbrojtja e Rexhep
Hage

HAGË- Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova, materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë. Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve.

matt halling geoffrey roberts kosova ne hage

Sondazh

Poll