Bota

"E ndaluar''/ Khamenei mbështet masat kundër grave: Heqja e hixhabit haram fetarisht dhe politikisht

Në një takim me zyrtarë të lartë të Republikës Islamike Ali Khamenei ka nxitur për masa të reja për të zbatuar kodin e detyrueshëm të veshjes islame. Ndër të tjera ai e konsideroi dobësimin e besimit të gruas si një nga objektivat e synuara kundër Iranit dhe vuri në dukje rolin efektiv që gratë luajtën në fitoren e Revolucionit Islamik dhe fazat pas tij.

11 Prill 2023, 11:06 Nga f.i
"E ndaluar''/ Khamenei mbështet masat kundër grave:
Ali Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka shprehur mbështetjen e tij kundër grave që nuk mbulohen në publik. Në një takim me zyrtarë të lartë të Republikës Islamike Ali Khamenei ka nxitur për masa të reja për të zbatuar kodin e detyrueshëm të veshjes islame,shkruajnë mediat vendase.

Udhëheqësi Suprem pohoi se "heqja e hixhabit është haram fetarisht dhe politikisht", duke përdorur termin arab që do të thotë "e ndaluar". Pikëpamja e tij rreth hixhabit bazohet në interpretimin e Sheriatit nga Republika Islamike, ku respektimi i hixhabit është një burim mosmarrëveshjesh midis dijetarëve myslimanë. 

Ndër të tjera ai e konsideroi dobësimin e besimit të gruas si një nga objektivat e synuara kundër Iranit dhe vuri në dukje rolin efektiv që gratë luajtën në fitoren e Revolucionit Islamik dhe fazat pas tij.

"Perëndimorët nuk kanë mëshirë për gratë iraniane dhe as nuk kanë ndonjë respekt për të drejtat e tyre. Përkundrazi, ata kanë mëri ndaj grave iraniane dhe paraqiten në mënyrë të rreme si mbështetëse të lirisë dhe të drejtave të grave,"tha Ayatollah Khamenei.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar filloj lëvizja 'Gratë, Jeta, Liria' ku shumë vajza dhe gra i kanë vënë flakën shamive të tyre në një lëvizje simbolike dhe kanë shprehur kundërshtimin ndaj hixhabit të detyrueshëm. Mediat sociale janë të mbushura me foto dhe video të akteve të tilla të mosbindjes, veçanërisht gjatë festave të Nevruzit, kur gratë injoruan me guxim rregullat e regjimit dhe u shfaqën pa mbulesë në rrugë, qendra tregtare, monumente natyrore dhe vende rekreative.

ali khamenei

Sondazh

Poll