Bota

Flet dëshmitarja e parë në Hagë, gjyqi kalon në dyer të mbyllura për mediat

Gjatë seancës së mbyllur, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj.

11 Prill 2023, 11:15 Nga I.A
Flet dëshmitarja e parë në Hagë, gjyqi kalon në dyer
Deshmitarja

HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është paraqitur dëshmitarja e parë për ish-krerët e UÇK-së. Seanca ka kaluar e mbyllur për median teksa ka nisur të flasë dëshmitarja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. 

Gjatë seancës së mbyllur, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj. Gjykatësi Charles Smith i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.

“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet, ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.

charles smith kosova ne hage

Sondazh

Poll