Bota

Përfundon dëshminë dëshmitarja e parë në Hagë, ndërpritet përkohësisht gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.

11 Prill 2023, 12:39 Nga I.A
Përfundon dëshminë dëshmitarja e parë në
Hage

HAGË- Dëshmitarja e parë e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara ka dhënë dëshminë e saj për shumë se dy orë në seancë të mbyllur për publikun. E pas kësaj është ndërprerë përkohësisht seanca gjyqësore për një pauzë.

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi.

kosova ne hage

Sondazh

Poll