Bota

Re tymi dhe hi mbulojnë qyetitn, 12 shpërthime në 24 orë në vullkanin 'Popocatepetl' në Meksikë

Hiri ra në qytetin e Atlixco, afër vullkanit dhe autoritetet paralajmëruan banorët të qëndrojnë larg kraterit të vullkanit.Zyrtarët deklaruan se aktiviteti shpërthyes në Popocatepetl do të vazhdojë në një shkallë të moderuar dhe paralajmëruan të qëndrojnë larg kraterit të vullkanit.

11 Prill 2023, 10:50 Nga f.i
Re tymi dhe hi mbulojnë qyetitn, 12 shpërthime në 24 orë
vullkani 'Popocatepetl'

MEKSIKË-Në vullkanin Popocatepetl në Meksikë ka pasur 12 shpërthime në 24 orët e fundit. Mediat e huaja shkruajnë se sipas deklaratës nga Qendra Kombëtare e Meksikës për Parandalimin e Fatkeqësive thuhet se daljet e gazit dhe hirit u regjistruan 199 herë.

Hiri ra në qytetin e Atlixco, afër vullkanit dhe autoritetet paralajmëruan banorët të qëndrojnë larg kraterit të vullkanit.

Vala goditëse e shfaqur gjatë shpërthimit të vullkanit është regjistruar moment pas momenti nga kamerat që shikonin vullkanin. Zyrtarët deklaruan se aktiviteti shpërthyes në Popocatepetl do të vazhdojë në një shkallë të moderuar dhe paralajmëruan të qëndrojnë larg kraterit të vullkanit.

Vullkani Popocatepetl, ku shpërthimet ndodhin pothuajse çdo ditë, ka rritur numrin e shpërthimeve këtë vit në 308, me 12 shpërthime sot. Gjatë vitit 2022, ka pasur 113 shpërthime në vullkan.

shperthen vullkani ne meksike vullkani popocatepetl'

Sondazh

Poll