Bota

Policia e Kosovës përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kemi plagosur asnjeri

Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

11 Prill 2023, 09:51 Nga I.A
Policia e Kosovës përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kemi plagosur
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar mediat serbe se kanë plagosur mbrëmë Milan Jovanoviç në veri të Mitrovicës. Policia njofton se njësitë policore ndodhen në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive.

“Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka njoftuar policia.

Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetën", njofton policia.

milan jovanoviç plagosje ne veri te kosoves

Sondazh

Poll