Bota

Nata e gjashtë në terapi intensive/ Si paraqitet gjendja e Silvio Berlusconit, mjekët: Një natë tjetër e qetë

Nga burimet spitalore mësohet se Berlusconi kaloi përsëri një natë të qetë dhe dhe terapitë po japin rezultatet e pritura.

11 Prill 2023, 10:03 Nga f.i
Nata e gjashtë në terapi intensive/ Si paraqitet gjendja e Silvio
Silvio Berlusconi

ITALI- Silvio Berlusconi ka kaluar një natë tjetër të qetë në spitalin 'San Raffaele', aty ku po qëndron që prej ditës së mërkurë. Mediat vendase raportojnë nga burimet spitalore se gjendja e Berlusconit është e qëndrueshme dhe terapitë po japin rezultatet e pritura.

"Në 48 orët e fundit ka pasur një përmirësim progresiv dhe të vazhdueshëm në funksionet e organeve të monitoruara. Terapitë po japin rezultatet e pritura, duke na lejuar të shprehim optimizëm"-thonë burimet nga spitali.

Gjatë qëndrimit të tij në spital Berlusconi është vizituar herë pas here nga i vëllai, Paolo Berlusconi, i cili mbërriti në spital me një makinë me xhama të zinj, duke kaluar nga hyrja pas spitalit, në via Olgettina 60. Gjithashtu mësohet se ka kryer dhe disa telefonata me disa liderë, si për shembull, kryeministren Meloni dhe Matteo Salvini. 

Nga se vuan Silvio Berlusconi?

Lideri i Forza Itaia vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.  Por ai është vigjilent dhe duket se i përgjigjet mirë terapisë.

silvio berlusconi

Sondazh

Poll