Politike

Reforma në Drejtësi, Rama në OKB: Do ulet korrupsioni, është një proces madhor

27 Shtator 2019, 18:20 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi, Rama në OKB: Do ulet korrupsioni,

SHBA- Në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama disa rreshta ia kushtoi dhe reformimit të drejtësisë në Shqipëri. Rama u shpreh se kjo reformë është proces i një pastrimi madhor, pasi largoi nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Kreut i qeverisë u shpreh sistemi i ri i drejtësisë, që po formësohet ngadalë edhe me ngritjen e institucioneve të reja, do ta ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, duke i hapur rrugë shtetit të së drejtës.

Reforma e pa shembull në drejtësi, procesi i një pastrimi madhor, duke hequr gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja. Korrupsioni në gjyqësor për dekada jo vetëm ndaloi bërjen e drejtësisë, por u shndërrua në pengesë. Do ta bëjmë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme. Sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë. Ne shpresojmë që ai do ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, dhe do triumfojë shteti i të drejtës”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajtur një fjalë sot në OKB. Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria u godit nga tërmet i fuqishëm dhe prandaj shtyu vizitën për në SHBA. Numri një i qeverisë u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të integrohen në BE, po ashtu kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne okb reforma ne drejtesi edi rama rama ne okb reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll