Politike

“PD reagon pas apelit të FMN-së për PPP-të:  Shuplakë për qeverinë, po varfërohen shqiptarët

27 Shtator 2019, 16:37 Nga DOSJA
“PD reagon pas apelit të FMN-së për PPP-të: 

TIRANË-  Pas kërkesës së Fondi Monetar Ndërkombëtar  që i kërkoi qeverisë të ndalte propozimet e pakërkuara për shërbimet publike, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike.

Në një postim në Facebook, drejtori i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, që është dhe një ekpert ekonomie, shkruan se deklarata e FMN-së është një shuplakë për qeverinë.

Teliti shprehet më tej se alarmi i dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila sipas tij prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion çdo gjë që i ka dalë përpara.

REAGIMI I PLOTË

Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN.  PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë. Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara. Këtij shqetësimi iu  bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike. Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues. Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj. Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare. Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorian teliti ppp-te ne shqiperi shuplaka e fmn dorian teliti ppp-te ne shqiperi shuplaka e fmn

Sondazh

Poll