Politike

Votat për Shqipërinë në Bundestag, “PO” nga CDU/CSU, disa parti që s’dhanë asnjë votë

27 Shtator 2019, 16:17 Nga DOSJA
Votat për Shqipërinë në Bundestag, “PO” nga

GJERMANI- Bundestagu mbrëmjen e djeshme pas një debati për më shumë se 30 minuta ka votuar për rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Vendi ynë ka arritur të sigurojë 395 vota pro hapjes së negociatave, ndërsa 188 deputetë kanë votuar kundër.

Sot në faqen zyrtare të Bundestagut është publikuar edhe mënyra si është votuar për Shqipërinë, ku shihen partitë që kanë pasur një qasje pro nesh dhe ato që kanë qenë kundër.

Siç shihet nga të dhënat, Vendi ynë ka marrë më shumë “PO” nga koalicioni i Kancelares Angela Merkel CDU/CSU, me 209 vota pro, ndërsa partitë AFD, Die Linke dhe Fraktionslos rezultojnë të mos kenë dhënë asnjë votë pro Shqipërisë.

Gjithashtu, të gjitha votat pro vendit tonë janë siguruar edhe nga partia SPD, e cila ka pasur mbrëmë në Bundestag 127 deputetë; partia B90/Brune ka dhënë 58 vota pro, kurse partia FDP ka dhënë vetëm një votë pro.

Mbrëmjen e djeshme Bundestagu i dha “OK” Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Nëntë kushtet e vendosura më parë vijojnë të jenë aktive. Ndërkohë Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat pa kushte.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania ok shqiperise vendimi i bundestagut per shqiperine votat ne bundestag per shqiperine gjermania ok shqiperise vendimi i bundestagut per shqiperine votat ne bundestag per shqiperine

Sondazh

Poll