Politike

Raporti i Venecias, Presidenca: Zero shkelje të Kushtetutës! U shmang gjakderdhja dhe Rajshtagu

27 Shtator 2019, 17:16 Nga DOSJA
Raporti i Venecias, Presidenca: Zero shkelje të Kushtetutës! U shmang

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të raportit parparak nga Komisioni i Venecias. Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se Presidenti nuk ka shkelur në asnjë rast Kushtetutën.

Ai më tej shkruan se këto raporte janë trakte dhe nuk duhet dëgjuar, por sytë sipas tij duhet kthyer nga Bundestagu, që me 9 pika kërkon uljen urgjente në dialog për zgjidhjen e krizës.

REAGIMI I PLOTË

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

Sot është publikuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike raporti i venecias per shkarkimin e metes shkarkimi i ilir metes tedi blushi raporti i venecias per shkarkimin e metes shkarkimi i ilir metes tedi blushi

Sondazh

Poll