Politike

Tragjedia me dy ushtarët shqiptarë që vdiqën në Letoni, Rama: Na dhemb në shpirt, misioni vazhdon

27 Shtator 2019, 18:01 Nga DOSJA
Tragjedia me dy ushtarët shqiptarë që vdiqën në Letoni,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rikutjuar edhe njëherë tragjedinë me dy ushtarët shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj, të cilët humbën jetën në Letoni gjatë një misioni.

Teksa mbajti fjalën në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rama theksoi se kjo ngjarje u rëndon ende shqiptarëve por që Shqipëria është e gatshmë të ndërmarrë pjesë edhe në shumë misione të tjera.

Kryeministri vuri në dukje se Shqipëria është e ndërgjegjshme për rrezikun që u vjen nga grupet terroriste.

“Shqipëria është një nga vendet që ka kryer misione të ndërkombëtare. Kujtoj këtu që vetëm muaj më parë dy ushtarë shqiptarë, që ishin pjesë e NATO në Letoni, humbën jetën e tyre, teksa çmontonin eksploziv.

Por gjithsesi, Shqipëria ka dislokuar trupat e saj në Kosovë, e vende të tjera, me qëllim që të lërë gjurmë në botë. Ne na rëndon ende në shpirt ajo humbje e madhe por Shqipëria shpreh vullnetin e saj për të ndërmarrë misione të reja në Irak, për të mbështetur përpjekjet e tij për stabilitet. Jemi të ndërgjegjshëm nga rreziku që vjen nga grupet terroriste,”– tha Rama.

Tanushi dhe Hasanaj humbën jetën në Letoni, gjatë misionit për çmontimin e lëndëve eksplozive. Ata u shpallën dëshmorë kombi dhe u përcollën për në banesën e fundit me nderimet më të larta nga kolegët e tyre.

Ngjarja tragjike ndodhi më datë 6 maj në Letoni gjatë një seancë stërvitore. Shpërthimi i një mine i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj. Në gjendje të rëndë në spital u dërgua major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 4 ditë më pas. I vetmi i mbijetuar i shpërthimit ishte nëntetari Julian Kapaj.

Kryeministri Edi Rama mbajtur një fjalë sot në OKB. Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria u godit nga tërmet i fuqishëm dhe prandaj shtyu vizitën për në SHBA. Numri një i qeverisë u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të integrohen në BE, po ashtu kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike major klodian tanushi rama ne okb zarife hasanaj major klodian tanushi rama ne okb zarife hasanaj

Sondazh

Poll