Politike

Rama në OKB flet për shtyrjen e udhëtimit në SHBA: Vendi im u godit nga një tërmet i fuqishëm

27 Shtator 2019, 17:54 Nga DOSJA
Rama në OKB flet për shtyrjen e udhëtimit në SHBA: Vendi im

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në fjalën e tij kreu i qeverisë foli dhe për tërmetin që ra në Shqipëri të shtunën, duke theksuar se iu desh që të shtynte dhe udhëtimin e tij. 

Të premten e shkuar mu desh të anuloja fluturimin në Neë York se vendi im u godit nga një tërmet i fuqishëm. Vendi ka pësuar dëme serioze por nuk ka pasur humbje jetësh. Vendi u përfshi nga stuhi e shira të rrëmbyer që e bënë situatën edhe më të papërballueshme. Shkenca ka avancuar, por jo mjaftueshëm sa të jetë në gjendje të parashikojë rënien e tërmeteve. Asnjë vend në botë nuk është imun ndaj armiqësisë së natyrës”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajtur një fjalë sot në OKB. Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria u godit nga tërmet i fuqishëm dhe prandaj shtyu vizitën për në SHBA. Numri një i qeverisë u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të integrohen në BE, po ashtu kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama rama ne okb termet i forte ne shqiperi earthquake albania edi rama rama ne okb termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll