Politike

Raporti i Venecias, Spiropali-Metës: Mbaje fjalën, u betove që do ikje për shkelje

27 Shtator 2019, 17:50 Nga DOSJA
Raporti i Venecias, Spiropali-Metës: Mbaje fjalën, u betove që do

TIRANË– Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjehdjeve të 30-qershorit.

Në një status në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Meta duhet të largohet pasi është betuar se nëse Komisioni i Venecias do të zbulonte se Presidenti ka bërë shkelje Kushtetute do të dorëhiqej.

A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha http://çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias#KrenarepërPS,”– shkruan Spiropali.

Sot është publikuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali komisoni i venecias raporti i venecias per shkarkimin e metes elisa spiropali komisoni i venecias raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll