Politike

Venecia për Metën, Balla: Që e shkele e shkele Ilir, Komisioni e ka shkruar e zeza mbi të bardhë

27 Shtator 2019, 18:01 Nga DOSJA
Venecia për Metën, Balla: Që e shkele e shkele Ilir, Komisioni e

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të opinionit paraprak nga Komisioni i Venecias për shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti. Në një reagim në Facebook, Balla i drejtohet Metës dhe i thotë se ka shkelur Kushtetutën.

Më tej Balla ka cituar dhe një paragraf nga raporti, ku thuhet se nuk mund të anulohen zgjedhjet se kanë bojkotuar nga disa parti.

“Qe e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendose procesi ligjor, nderkohe qe te sugjeroj te lexosh me vemendje kete pjesen qe mua me pelqeu me shume: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin te drejten te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen”. E ka thene Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund te behen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi te bardhe”, shkruan Balla.

Sot është publikuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes taulant balla ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes taulant balla

Sondazh

Poll