Politike

Tryeza për Zgjedhoren, OSBE: Përshëndesim dialogun, palët të angazhohen në mënyrë konstruktive

27 Shtator 2019, 15:00 Nga DOSJA
Tryeza për Zgjedhoren, OSBE: Përshëndesim dialogun, palët

TIRANË- Asambleja e Përgjithshme e OSBE ka reaguar sot për tryezën e zhvilluar në Tiranë, ku morën pjesë të gjitha palët politike për Reformën Zgjedhore.

Në një reagim në Tëitter, OSBE shkruan se përshendet këtë tryezë që është mundësuar nga misioni i tyre në Shqipëri.

“‘I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE ODIHR’, thonë drejtuesit e Oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga OSCE në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë është bërë tentativa e parë nga ndërkombëtarët për të ulur palët në dialog duke organizuar tryezën për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka deklaruar se vendi ka nevojë për dialog. Opozita kërkoi edhe ngritjen e një strukture të posaçme për këtë reformë.  Nga kjo mbledhje janë larguar përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi opozita kërkon ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu opozite-maxhorance tryeza per reformen zgjedhore dialogu opozite-maxhorance tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll