Aktualitet

FOTO/ Porositi banane në Ekuador…e solli kokainë, kush është ish-pronari i clubit të njohur në Tiranë

27 Shtator 2019, 16:47 Nga DOSJA
FOTO/ Porositi banane në Ekuador…e solli kokainë, kush

TIRANËDosja.al ka mësuar se kompania që kishte porositur bananet me kontenierët ku ishin fshehur 137 kg kokainë që u pikasën nga policia shqiptare është “Alba Exotic Fruit”. Kjo firmë rezulton të jetë në administrim të biznesmenit Eduart Dauti.

Ky i fundit, në faqen zyrtare të QKR-së rezulton të ketë pasur në pronësi edhe pub-in mjaft të njohur në kryeqytet “Tabu”. 

Gjithsesi, deri më tani, emri i biznesmenit Dauti nuk është lakuar në operacionin “kuito” që vuri në pranga dy persona që pritën kokainë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Dosja.al ka siguruar edhe fotot e biznesmenit Dauti, që është personi që shihni më poshtë.

4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

Në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi, 42-vjeç. Ky i fundit akuzohet se ishte personi që priste sasinë e drogës në portin e Durrësit.

Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti. Më herët ai është bërë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bosi i “alba exotic fruit” eduart dauti kokaina ne portin e durresit operacioni kuito bosi i “alba exotic fruit” eduart dauti kokaina ne portin e durresit operacioni kuito

Sondazh

Poll