Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës, makina përplas të riun me biçikletë

27 Shtator 2019, 16:44 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kukës, makina përplas të riun

KUKËS- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve mësohet se një makinë ka përplasur një 31-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Më tej shtohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh qytetin me fshatin Shtiqën. Ka qenë një  makinë tip “Wolswagen” e drejtuar nga shtetasi E.B. ka aksidentuar A.Gj. 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, i cili po udhëtonte buzë rrugës me biçikletë.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, dhe bluzat e bardha theksojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes makina perplas bicikleten policia kukes aksident ne kukes makina perplas bicikleten policia kukes

Sondazh

Poll