Aktualitet

Po transportonin refugjatët drejt Tiranës për 400 euro, arrestohen dy vëllezërit në Devoll

27 Shtator 2019, 12:29 Nga DOSJA
Po transportonin refugjatët drejt Tiranës për 400 euro,

DEVOLL- Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme, pasi po transportonin refugjatë ilegalë në drejtim  të Tiranës, kundrejt 400 eurove.

Sipas njotimit të policisë të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), vëllezër, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Devoll

Goditet një tjetër rast i transportimit të shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilishti”.

Arrestohen në flagrancë dy vëllezër.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bilisht, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, finalizuan një tjetër operacion, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), vëllezër, të dy banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrollet që punonjësit e Komisariatit Bilisht ushtruan në afërsi të stadiumit, shtetasit e lartpërmendur u kapën me mjetin tip “Renault” duke transportuar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen vellezerit devoll transport refugjatesh arrestohen vellezerit devoll transport refugjatesh

Sondazh

Poll