Aktualitet

Nuk është vënë dorë prej vitesh, Njësia Administrative Cakran jashtë çdo kushti higjeno-sanitar (VD)

27 Shtator 2019, 12:39 Nga DOSJA
Nuk është vënë dorë prej vitesh, Njësia

FIER- Cakrani është një ndër 100 fshatrat turistikë  në Shqipëri ku kushtet higjeno-sanitare janë jashtë çdo standardi.

Kjo njësi administrative është  në shërbim të 12 fshatrave, por duket që prej kohësh nuk është vënë dorë.

Nga  njësia administrative e Cakranit japin shërbim 9 punonjës të cilët janë shprehur se  godina ku ato punojnë është e ndërtuar që prej viteve ’70,  por edhe pse çdo vit ka qenë në shërbim nuk është parë të jenë bërë investime.

Ditën e sotme punonjësit e njësisë administrative Carkran kanë ngritur shqetësimin se pavarësisht mungesës së  investimeve: “shërbimet që kemi mundësi e kemi dhënë.”

Ndërkohë Kryetari i njësisë administrative Cakran,  zoti Tonin Xhelaj është shprehur  se është në dijeni të plotë për këtë situatë, teksa shton se ka bërë kërkesë në Bashkinë e Fierit për të mundësuar rikonstruksionin total të kësaj njësie pasi kjo godinë 2 katëshe është jashtë çdo shërbimi.

Gjithashtu  lidhur me këtë çështje dhe shërbimin e munguar në këtë njësi u shpreh me tone të larta  edhe një qytetar i cili kërkon shërbimin e duhur.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jashte cdo standarti kushtet higjeno-sanitare njesia administrative cakran jashte cdo standarti kushtet higjeno-sanitare njesia administrative cakran

Sondazh

Poll