Aktualitet

Digjen siguresat, qyteti i Gjirokastrës mbetet pa drita

27 Shtator 2019, 14:23 Nga DOSJA
Digjen siguresat, qyteti i Gjirokastrës mbetet pa drita

GJIROKASTËR– I gjithë qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa drita për shkak të një defekti. Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE-së, qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike pasi janë djegur siguresat 20kv.

Për pasojë kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, të cilat furnizojnë qytetin.

OSHEE bën me dije se po punohet për riparimin e defektit në mënyrë që të bëhet e mundur rikthimi i energjisë eklektrike për qytetarët e Gjirokastrës.

Njoftim për abonentët Gjirokastër

Për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, te cilat furnizojne qytetin.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen siguresat ne gjirokaster gjirokastra pa drita digjen siguresat ne gjirokaster gjirokastra pa drita

Sondazh

Poll