Aktualitet

Foto/ Ky është momenti kur Ardian Bega merr ‘kokainën’, si largohet nga kontenieri

27 Shtator 2019, 14:42 Nga DOSJA

TIRANË-Fotoja që shikoni më poshtë tregon momentin kur një nga të arrestuarit për porositjen e 137 kg kokainë, Ardian Bega merr ‘drogën’ nga kontenieri i bllokuar nga policia.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga TV.klan, Bega merr pakon brenda të cilës mendonte që kishte kokainën e porositur, por ‘malli’ ishte zëvendësuar me miell orizi nga policia.

Më pas Ardian Bega është larguar nga Porti i Durrësit për tek automjeti me targa franceze, ku dhe është takuar me biznesmenin Gentian Malindi, i cili është në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia.

Ardian Bega, 53 vjeç oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, pastrues në anijen e peshkimit “Eniway” janë arrestuar pasi akuzohen si pritës të drogës në konteinerët me kokainë që janë gjetur në portin e Durrësit.

Gjithashtu, në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi, pronari i anijes “Eniway”. Bega dhe Myslimhaka kanë dalë sot në gjykatë, ku nuk kanë pranuar të japin detaje për drogën dhe rolin e tyre në këtë trafik. Për ta është dhënë masa “arrest me burg”.

Droga është nisur nga Ekuadori me 4 konteinerë me banane, brenda të cilëve  kanë qenë edhe 137 kilogramë kokainë. Droga është pikasur në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas kanë përfunduar në portin e Durrësit. 

Policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë dhe nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare.

Konteinerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).

Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin. Malindi kuptoi kurthin e policisë dhe është larguar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian bega kokaina ne portin e durresit operacioni kuito ardian bega kokaina ne portin e durresit operacioni kuito

Sondazh

Poll