Aktualitet

FOTO/ Ky është një nga konteinerët ku ndodhej kokaina në Durrës, kush e sinjalizoi biznesmenin Malindi

27 Shtator 2019, 12:27 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është një nga konteinerët ku ndodhej kokaina

DURRES- Dosja.al sjell fotot e njërit prej konteinerëve ku ndodhej kokaina në portin e Durrësit. Burime i thanë Dosja.al se këto konteinerë që mbërritën në portin e Durrësit me 137 kilogramë kokainë në brendësi, kishin në tabanin e dyshemesë së tyre drogën të fshehur në kuti të mbështjella.

Policia hoqi drogën dhe vuri orizin me GPS, ndërkohë që biznesmeni i cili akuzohet se është porositësi i kokainës, është në kërkim. Gentian Malindi, u njoftua, thonë burime për çka shtojnë dyshimet se ky operacion mund të jetë dekonspiruar.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar, ndërsa në kërkim ndodhet biznesmeni Gentian Malindi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian malindi kokaina ne portin e durresit gentian malindi kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll