Aktualitet

Droga në Durrës, mediat italiane: Rrugët e kokainës, nga Ekuadori për në Shqipëri

27 Shtator 2019, 14:24 Nga DOSJA
Droga në Durrës, mediat italiane: Rrugët e kokainës, nga

ITALI- Sot në portin e Durrësit janë sekuestruar 137 kilogramë në Policia Shqiptarë në një kontenier me banane. Sot u raportua se droga kishte ardhur nga Ekuadori dhe si destiancion kishte vendin tonë.

Mediat italiane kanë shkruar për drogën e kapur në Durrës, kokaina ishte fshehur në disa kontenierë të ngarkuar me banane, u la në një anije nga Ekuadori dhe një ndalesë tranziti në portin grek të Pireut, përpara se të mbërrinte në Durrës në Shqipëri.

Por në hyrje të shkruajnë “Rrugët e kokainës, 137 kilogramë drogë nga Ekuadori për në Shqipëri”. Me tej shtohet se drejtori i Përgjithshëm i policisë shqiptare Ardi Veliu, sqaroi sot se në koordinim me autoritetet gjyqësore Greke është aplikuar “dorëzimi i kontrolluar”, teknika hetimore që lejonte autoritetet shqiptare të identifikonin “bossët” e drogës.

Dy persona përfunduan në pranga, përfshirë një oficer sigurie në portin e Durrësit, Ardian Bega, 53 vjeç, ndërsa një tjetër, pronar i një anijeje, për të cilën policia siguroi vetëm inicialet, G.M., arriti të shpëtojë pasi e vuri re kurthin e policisë”, mbyllet shkrimi.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikutë kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit operacioni kuito ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit operacioni kuito

Sondazh

Poll