10 Prill 2023, 13:29
Nga A.B
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Bordin e Transparencës për ushqimet, të cilët kanë vlerësuar se akti normativ i Qeverisë nuk plotëson kushtet e urgjencës. Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas gjykatës lufta Rusi-Ukrainë nuk është një argument ligjor që justifikon Bordin.
Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin e zbardhur pak ditë pasi rrëzuan aktin normativ të qeverisë, se nuk e mohojnë ndikimin e kësaj lufte, për të cilën sipas tyre një sërë vendesh kanë marrë masa konkrete për ndikimet në tregun e brendshëm. Gjyqtarët përmendin disa shtete, si ato të rajonit si Maqedonia e Veriut apo shtete të tjera si Lituania dhe Holanda.
Gjykata Kushtetuese thotë se Shqipëria dhe qeveria nuk dorëzoi një analizë të detajuar mbi ndikimin e tregut vendas nga kjo luftë dhe nga ana tjetër, çfarë impakti kishte kjo luftë. Thuhet se në komisionet përkatëse ku u diskutua për Bordin e Transparencës, që do të monitoronte çmimet e shportës ushqimore, nuk u dorëzua një analizim i detajuar në Komisionin e Ekonomisë. Për më tepër, thonë gjyqtarët kushtetues, nuk përmendet as se si ku kat po kalonte për shkak të urgjencës së luftës Rusi-Ukrainë.
Në vendim, thuhet se kjo duhet të ishte dorëzuar në një shkresë. Kjo urgjencë mungon por nga ana tjetër thotë Gjykata Kushtetuese, gjykata vlerëson se edhe ato të dhëna që janë diskutuar, janë të pamjaftueshme për të kuptuar ndikimin e situatës së krijuar në tregun kombëtar si rrjedhojë e situatës në tregun ndërkombëtar.
Anila Hoxha thekson se shumica e gjyqtarëve kanë votuar pro shfuqizimit të këtooj akti, ndërsa tre gjyqtarë të tjerë kanë dhënë detaje të tjera shteruese, duke konsideruar se lufta Rusi-Ukrainë ishte një urgjencë dhe se shteti shqiptar gjendej në kushtet e nevojës për të kontrolluar çmimet dhe ndikimet e tyre te shtetasit shqiptarë për t’i mbrojtur ata si konsumatorë sa i takon çmimeve për shportën.
gjykata kushtetuese
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:16
Svetlana Timofeeva
TIRANË- Svetlana Timofeeva kishte vizituar me qindra godina të rrënuara, por nuk ishte përballur ndonjëherë...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:06
Aurenc Bebja
Adil Ali Serezi
TIRANË- Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezi...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:40
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka folur në lidhje me dy rastet e kandidatëve...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:56
F.M
Gjykata e Durrësit
DURRËS- Shtatë anëatrët e dy grupeve kriminale që shpërndanin drogë në klubet e natës ...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:37
F.M
Erjon Sinani
TIRANË- Erjon Sinani, bashkëshorti i Migena Sinanit që u vra në Shkozë nga kunati, i cili më pas u vetëflij...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:33
F.M
Erjon Sinani
TIRANË- Erjon Sinani ka apeluar për një shtëpi që të jetojë bashkë me fëmijët e tij. Pas ngj...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:30
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste p&e...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:09
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shtyjë shortin për përcaktimin e re...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:57
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir kanë paguar persona me rekorde kriminale që të përndiqnin e k&eu...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:58
I.A
Foto nga bastet sportive
SARANDË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Sarandë për organizim të lojëra...