Aktualitet

Biznesmenët paguan njerëz me rekorde kriminale! Si e kërcënuan me armë në kokë rivalin për tenderin 1 mln eurosh, njëri ende në arrati

Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë përveç atyre që janë arrestuar.

10 Prill 2023, 11:57 Nga F.M
Biznesmenët paguan njerëz me rekorde kriminale! Si e
Foto Ilustruese

TIRANË- Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir kanë paguar persona me rekorde kriminale që të përndiqnin e kërcënonin biznesmenin Eral Myftaraj. Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për njerëz nga Lezha e Burrelli, por që jetojnë në Kamëz.

Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë përveç atyre që janë arrestuar. Deri më tani janë vënë në pranga: Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ndërsa i shpallur në kërkim është 38-vjeçari me inicialet L.K., për të cilin RENEA ka dalë në terren.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt.

kercenohet biznesmeni eral myftaraj shaqir alcani algert alcani edmir boci

Sondazh

Poll