Aktualitet

“Hajde se ndodhi hataja”, vëllai i vrau gruan dhe u vetëflijua, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Ç'të shihja, polici e gjak kudo

Përsa i përket të vëllait thotë se ka qenë në depresion, por që së fundmi ishte përmirësuar. 

10 Prill 2023, 12:37 Nga F.M
“Hajde se ndodhi hataja”, vëllai i vrau gruan dhe u
Erjon Sinani

TIRANË- Erjon Sinani, bashkëshorti i Migena Sinanit që u vra në Shkozë nga kunati, i cili më pas u vetëflijua, ka treguar se si e ka marrë vesh lajmin e kobshëm. Në një intervistë për Abc, Sinani thotë se prindërit e kanë lajmëruar përmes një mesazhi, pasi telefoni nuk i punonte për shkak të mungesës së valëve. Ai thotë se kur ka shkuar në banesë ka parë gjak kudo dhe zonën e rrethuar nga policia. Përsa i përket të vëllait thotë se ka qenë në depresion, por që së fundmi ishte përmirësuar. 

“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç'të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tokë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

erjon sinani migena sinani roland sinani vrasje ne shkoze

Sondazh

Poll