10 Prill 2023, 12:56
Nga F.M
Gjykata e Durrësit
DURRËS- Shtatë anëatrët e dy grupeve kriminale që shpërndanin drogë në klubet e natës në Durrës e Sukth janë lënë sot në masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Vendimi është marrë nga Gjykata e Durrësit këtë mesditë. Në burg janë lënë:
-Goni Muça (alias Gentjan Muça; Gentjan Lici; Gentjan Ferra), 48 vjeç, i dënuar më parë;
-Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;
-Amonali Halili, 24 vjeç
- Alban Vela, 17 vjeç,.
-Ergi Curri, 25 vjeç,
-Gentian Gonesha, 23 vjeç
-Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Ndërsa vajza e vetme e vënë në pranga, Kristel Balla, 24 vjeçe, është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.
Ata u arrestuan gjatë një aksioni të zhvilluar të premten në darkë. Goni Muça kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, ndërsa të tjerët e blinin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shisnin në zona të ndryshme në Durrës e Sukth.
Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Gon Muçës në zonën e Sukthit si dhe në lokalin e shtetastit Ergi Currit në një lagje në Durrës.
Në total u sekuestruan: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.
Të arrestuarit ishin edhe të famshëm në rrjetin social ‘Tik Tok’, kryesisht Bulku dhe Balla. Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ i cili u transmetua në 'Top Channel'.
aksion ne durres kristel balla goni muca gentjan lici gentjan muça gentjan ferra tani muca amonali halili alban vela ergi curri
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:37
F.M
Erjon Sinani
TIRANË- Erjon Sinani, bashkëshorti i Migena Sinanit që u vra në Shkozë nga kunati, i cili më pas u vetëflij...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:33
F.M
Erjon Sinani
TIRANË- Erjon Sinani ka apeluar për një shtëpi që të jetojë bashkë me fëmijët e tij. Pas ngj...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:30
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste p&e...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:09
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shtyjë shortin për përcaktimin e re...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:57
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir kanë paguar persona me rekorde kriminale që të përndiqnin e k&eu...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:58
I.A
Foto nga bastet sportive
SARANDË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Sarandë për organizim të lojëra...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:48
I.A
Manovrat
TIRANË- Disa dejtues makinash janë gjobitur në Tiranë për manovra të rrezikshme. Mësohet se drejtuesit e m...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:46
F.M
Bashkia Tiranë
TIRANË- Anëtarët e familjes Alcani që kërcënuan biznesmeni Eral Myftaraj nuk njihnin humbje! Shaqir ...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:22
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona. Alg...
Aktualitet
10 Prill 2023, 11:00
f.i
Droga e sekuestruar
GREQI- Një shqiptar dhe 6 shtetas romë janë vënë në pranga në kuadër të një operacion...