Aktualitet

Shpenzimi i parave të fushatës për mbjellje pemësh, Celibashi: E rëndësishme që partitë të marrin financimet

Po ashtu Celibashi u pyet edhe për vendimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave dhe të bonuseve për pnsionistët, por për këtë tha se nuk ka çfarë t'i shtojë qëndrimit që ka patur më parë.

10 Prill 2023, 12:30 Nga I.A
Shpenzimi i parave të fushatës për mbjellje pemësh,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për shpenzimin e një pjesë të buxhetit të fushatës për mbjellje pemësh. Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi u shpreh se e rëndësishme është që partitë të marrin financimet, ndërsa për shpenzimin e tyre ka ligje që duhet të zbatohen.

"Nuk mund të them gjë në këtë moment, por me rendësi është partitë të marrin financimet që kërkojnë për fushatën, mënyra e shpenzimit është çështje e ligjit dhe ka parashikime që duhet të zbatohen. Kur të jetë rasti për ta vlerësuar rastin për shpenzimin e këtyre parave, do të kemi një njoftim”, tha Celibashi.

Po ashtu Celibashi u pyet edhe për vendimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave dhe të bonuseve për pnsionistët, por për këtë tha se nuk ka çfarë t'i shtojë qëndrimit që ka patur më parë.

"Nuk kam çfarë t’i shtoj qëndrimit që kam mbajtur më parë lidhur me këtë çështje. Secili mund të ketë komentet e veta në pikëvështrime të ndryshme të këtyre akteve, por ajo çfarë në cilësinë e komisionerit do duhet të vlerësoj, është përputhshmëria në raport me kodin zgjedhor, dhe kemi vlerësuar që ato parashikime ndaluese janë për zgjedhjet e kuvendit të Shqipërisë. Unë e kam një opinion, por as nuk do zgjidhte dhe as do ndihmonte, dhe ju jeni më të zotë se unë për ta bërë kështu që ndehuni lirshëm për ta bërë”, tha Celibashi.

kqz 10 prill 2023

Sondazh

Poll