Aktualitet

Denoncimet për kandidatët e PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Celibashi: Do nisim procesin e verifikimit të mërkurën

Ndërkohë që shtoi se nëse rezulton se do të jetë nevojë për hetim të thelluar, do të angazhohet Prokuroria për ta bërë.

10 Prill 2023, 12:40 Nga I.A
Denoncimet për kandidatët e PS dhe koalicionit “Bashkë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka folur në lidhje me dy rastet e kandidatëve për kryetar bashkie të denoncuar, një nga lista e koalicionit 'Bahskë Fitojmë', dhe një nga lista e PS. Celibashi tha se për këto dy raste, ditën e mërkurë do të hapet procesi. Ndërkohë që shtoi se nëse rezulton se do të jetë nevojë për hetim të thelluar, do të angazhohet Prokuroria për ta bërë.

“Sa i përket pretendimeve në dy raste, mbi përputhshmërinë me ligjin për dekriminalizimin, me shumë mundësi të mërkurën do hapim procesin e shqyrtimit të kërkesave. Nëse do jetë rasti për procedim me hetim të theluar, do i kërkojmë Prokurorisë të angazhohet, në të kundërt do merret vendimi nga komisoneri për këta kandidatë”, tha Celibashi.

ilirian celibashi kqz 10 prill 2023

Sondazh

Poll